Neville: Unitedit nuk i duhet Pogba

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Gary Neville ka këshilluar trajnerin Ole Gunnar Solskjaerin qw ta largojë mesfushorin Paul Pogba, pasi sipas tij francezi nuk i duhet “Djajve të Kuq”.

Për kampionin e botës interesim kanë shprehur Real Madridi dhe Juventusi.

“Unitedit nuk i nevojitet asnjë lojtar i cili nuk dëshiron që të qëndrojë. United është ekip më i mirë kur luan Pogba, por nëse ai nuk dëshiron të qëndrojë atëherë ai duhet të jetë i lirë të largohet”, ka thënë Neville.

“Për Unitedin është vetëm një çështje kohe para se ai te largohet, prandaj Unitedit i duhet që të gjejë lojtarin rezervë”, përfundoi ai.

Lojtar tjetër i cili pritet të largohet nga United është edhe Romelu Lukaku, i cili është i lidhur me një transferim tek Interi.