Neve po na “kallë” i nxehti, kurse në këtë vend ka rënë borë 80 cm! (VIDEO)

Australinë e ka goditur një valë e të ftohtit duke sjellë borë dhe erëra të forta. Kjo valë gradualisht po shkon në lindje të vendit.

Meteorologët kanë këshilluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’iu shmangën udhëtimeve nëpër lumenj dhe detëra, transmeton Ballkani.info.

Bora ka rënë në Uellsin e Ri Jugor, në Viktoria dhe Kanberra. Në zonat malore trashësia e borës ka shkuar deri në 80 centimetra.

Për shkak të erërave që kanë fryer me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë, është vështirësuar trafiku ajror, kështu që në Aeroportin e Sidnejt janë anuluar disa fluturime. /Ballkani.info/

loading…