Neve na u kërkua t’i heqim joystickët, bota po bëhet gati ta nis aeroplanin me rrymë

Alice, një aeroplan i zhvilluar nga kompania izraelite Eviation, kaloi në testimin e motorit, javën e kaluar, në aeroportin Arlington në veri të Seattle. Sipas CEO të Eviation, Omer Bar-Yohay, Alice është vetëm disa javë larg fluturimit të saj të parë.

Me teknologjinë e baterive të ngjashme me atë të një makine elektrike ose celulari dhe 30 minuta karikim, Alice me nëntë pasagjerë do të jetë në gjendje të fluturojë për një orë dhe rreth 440 milje detare. Kompania, e fokusuar ekskluzivisht në udhëtimin ajror elektrik, shpreson që avionët elektrikë, që mund të përshtatin 20 deri në 40 pasagjerë, do të jenë realitet në shtatë deri në 10 vjet.

Një prototip i avionit, i cili debutoi në vitin 2019, ka kaluar nëpër teste taksi me shpejtësi të ulët që nga dhjetori dhe do të provojë një test taksi me shpejtësi të lartë në javët e ardhshme. Në këto teste, avioni dërgohet në pistë me shpejtësi të ndryshme për të testuar fuqinë e tij dhe për të lejuar ekipet tokësore të monitorojnë sisteme si drejtimi, frenimi dhe anti-rrëshqitja. Megjithëse kompania fillimisht synoi që Alice të fluturonte përpara vitit 2022, kushtet e këqija të motit në veriperëndim të Paqësorit në fund të vitit, penguan testimin.