Neutralizoi shoferin që hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”, flet “heroi”: Sigurova jetën e qytetarëve

“Po vinte drejt njerëzve. Unë ndwrhyra. Kishte shumën qytetarë përreth. Unë sigurova jetën e qytetarëve. Hyri i aksidental brenda këtu.  Në momentin që unë hyra, u ndal personi. Ai u shukua kur i rashë në fytyrë nga xhami. Nuk kam informacion dhe nuk e njoh se kush është. Ishte si një akt terrorist”, tha i riu.

Klodiani nga Tirana është djali që arriti që të neutralizonte personin, e cili hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”. Për mediat ai u shpreh se nuk pati frikë fare se ndërhyri, pasi është marrë gjithmonë me stërvitje.

“Kishte shumën qytetarë përreth. Unë sigurova jetën e qytetarëve. Hyri si aksidental brenda këtu.  Në momentin që unë hyra, u ndal personi. Ai u shukua kur i rashë në fytyrë nga xhami. Nuk kam informacion dhe nuk e njoh se kush është. Ishte si një akt terrorist. Pasi u neutralizua erdhën qytetarët për të hapur dyert dhe e mbajtën. I rashë me këmbë në fytyrë. Ai nuk foli fare pas goditjes që mori”, tha 22-vjeçari.