Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi bazën ajrore Tel Nof dhe foli me pilotët që merrnin pjesë në sulmet kundër Iranit.
Me këtë rast, Netanyahu përsëriti pretendimin se Izraeli kontrollon qiejt mbi Teheran, gjë që e bën më të lehtë për ta sulmin ndaj Iranit, transmeton Ballkani.info.
“Ky është një ndryshim në të gjithë fushatën ushtarake. Ne jemi në rrugën tonë të mirë për të arritur qëllimet tona për të shkatërruar kërcënimet bërthamore dhe balistike të Iranit,” tha ai.
Ai gjithashtu dërgoi një paralajmërim për qytetarët e Teheranit që të evakuohen.
“Kur ne kontrollojmë qiellin mbi Teheran, ne godasim këto objektiva, ndryshe nga Irani, i cili synon qytetarët tanë dhe vret fëmijë dhe gra. Ne u themi qytetarëve të Teheranit: ‘Evakuoni'”, përfundoi Netanyahu. /Ballkani.info/
חיל האוויר הישראלי שולט בשמי טהראן. אנחנו פוגעים במטרות של המשטר – לא באזרחים. זה ההבדל בינינו לבין משטר הטרור של איראן שמכוון לרצוח נשים וילדים.
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) June 16, 2025
בשם עם ישראל – אני מצדיע לכם. אתם מביאים את הניצחון. pic.twitter.com/1F5zIn7xHf






