Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli është gati për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, raporton Times of Israel.
“Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është duke u përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani”, njoftoi Netanyahu në një deklaratë video, transmeton Ballkani.info.
“Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura dhe ne jemi gati për çdo skenar – si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë, ushtria izraelite është e fortë, publiku është i fortë”, tha kryeministri izraelit.
Ai tha se vlerëson që Shtetet e Bashkuara “qëndruan pranë Izraelit” dhe gjithashtu “mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera”.
“Kam vendosur një parim të qartë – kushdo që na lëndon, ne do t’i lëndojmë. Ne do të mbrohemi kundër çdo kërcënimi dhe do ta bëjmë këtë me qetësi dhe vendosmëri”, tha Netanyahu dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë dhe të dëgjojnë “direktivat e Komandës së Frontit Patriotik”.
“Ne qëndrojmë së bashku dhe me ndihmën e Zotit, së bashku do t’i mposhtim të gjithë armiqtë tanë”, tha Netanyahu.







