Izraeli

Netanyahu hedh poshtë çdo mundësi për armëpushim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë çdo mundësi për një armëpushim mes ushtrisë së tij dhe Hamasit, duke theksuar edhe një herë se qëllimi primar i Izraelit është pikërisht shkatërrimi tërësor i Hamasit.

Duke sjellë në paralelizëm edhe rastin e “Pearl Harbour” gjatë Luftës së Dytë Botërore, Netanyahu tregoi qëllimet e Izraelit në këtë konflikt.

“Ashtu si Shtetet e Bashkuara nuk do të binin dakord për një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbor ose pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin”, shpjegoi ai.

Më tej, ai ka justifikuar edhe gjithë vdekjet aksidentale të civilëve gjatë luftës, duke thënë se çdo luftime kanë të tilla dhe se nuk është duke i shkaktuar Izraeli ato, pasi shteti hebre thjesht po i përgjigjet Hamasit.