Kryeministri izraelit

Netanyahu: Arritëm fitore historike

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij ka “arritur një fitore historike” në Operacionin “Luani i Drejtë”. Ai vuri në dukje se Presidenti i SHBA-së Donald Trump “u bashkua në një mënyrë të paparë” dhe e falënderoi atë për “rolin e tij në mbrojtjen e Izraelit dhe largimin e kërcënimit bërthamor iranian”.

Ai theksoi se sulmi i SHBA-së ndaj Iranit ishte “fryt i fushatës diplomatike që ai udhëhoqi me Ministrin Ron Dermer”, transmeton Ballkani.info.

“Izraeli nuk ka pasur kurrë një mik si Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe e falënderoj nga thellësia e zemrës për punën tonë së bashku”, tha Netanyahu, disa orë pasi një Trump i zemëruar kritikoi ashpër Izraelin për shkeljen e armëpushimit me Iranin.

“Ne i dhamë goditje të rënda regjimit të lig”

Netanyahu pretendon se forcat amerikane shkatërruan uzinën nëntokësore të pasurimit të uraniumit në Fordow. “Nëse dikush, nëse dikush në Iran përpiqet të rinovojë programin bërthamor, ne do të veprojmë me të njëjtën vendosmëri, të njëjtën forcë, për të ndaluar çdo përpjekje të tillë”, përsëriti ai.

“E përsëris – Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, vazhdoi ai. Netanyahu u mburr se Izraeli kishte shkatërruar programin e raketave balistike të Iranit dhe shumicën e lëshuesve të tij.

“Izraeli i ka dhënë një goditje të rëndë regjimit të lig”, përsëriti ai. Ai iu referua gjithashtu situatës në Gaza, duke thënë: “Ne duhet ta mposhtim Hamasin dhe t’i kthejmë pengjet”. /Ballkani.info/