Nesër votohet Rezoluta e PSD-së, pjesë e ekipit negociator do të jetë edhe Shpend Ahmeti
Pasditen e së martës, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Në këtë seancë e cila pritet të nis në ora 17:00, do të shqyrtohet rezoluta së PSD-së për caktimin e përgjegjësive institucionale në procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Këtë e ka konfirmuar sonte Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kjo rezolutë do të mbështetët edhe nga PDK-ja. Kështu ka bërë të ditur sonte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Pas kësaj resolute pritet të formohet Ekipi Negociator i Kosovës në bisedime me Serbinë.
Burime të Ballkani.info thonë se pjesë e ekipit do të jetë edhe PSD-ja e Shpend Ahmetit.
Po ashtu këtu burime thonë se pjesë e delegacionit do të jetë edhe Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së, ndërsa ekipi do të kryesohet prej tij dhe zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj. /Ballkani.info/