Lopetegui shkon
Nesër prezantohet trajneri i ri te Real Madridi?
Real Madridi do ta shkarkoj në orët në vazhdim Julen Lopeteguin.
Real Madridi u turpërua sonte nga Barcelona në ‘Camp Nou’, duke humbur me rezultat, 5 me 1.
Skuadra spanjolle nuk dëshiron që të vazhdoj më me Julen Lopeteguin, andaj do ta shkarkoj në orët në vazhdim.
Sipas ‘Onda Ceros, që e citon ‘Radio Estadion’, bëhet më dije se trajneri do të shkarkohet nga Real Madridi.
Madrilenët do ta zëvendësojnë Lopeteguin me Antonio Conten, që pak ditë më parë e ka shkëputur kontratën në mënyrë ligjore.
Prezantimi i italianit mund të ndodh nesër në ora 13:00.