Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje lokale dhe të herëpashershme shiu. Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë pjesës më të madhe të ditës reshjet do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal.
Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës në vijim, reshjet pritet të intensifikohen dukshëm. Me rënien e temperaturave, shiu në shumë zona do të përzihet me borë, veçanërisht në viset më të larta dhe zonat malore, por nuk përjashtohet edhe në disa pjesë të ultësirave.







