Burime brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bëjnë të ditur se nesër do të mbahet mbledhja e Kryesisë së partisë, ku do të marrin pjesë edhe kryetarët e degëve. Sipas këtij burimi, në rend dite pritet të jenë zgjedhjet komunale dhe zhvillimet politike në vend.
Takimi është paraparë të zhvillohet në orën 17:00.







