Nesër do të lansohet projekti #Forheroines para monumentit ‘Heroinat’ në Prishtinë.
Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se pjesë e këtij instalacioni do të jenë edhe anëtari i këshillit të Neë York-ut, Mark Gjonaj, e mbijetuara e dhunëës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, drejtoresha e KRCT-së, Feride Rushiti dhe përfaqësues institucional dhe nërkombëtar të tjerë.
“Projekti #forheroines i dedikohet Heroinave tona, që u dhunuan gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe është një thirrje për drejtësi dhe për bashkim, 20 vite, mbi 20.000 gra duke kërkuar drejtësi”, thuhet në njoftim, përcjell Ballkani.info.







