Nesër fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”, telashe në komunikacion

Prej nesër do të fillojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”, afër Rrugës B.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

“Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/