Nesër edhe New York-u në protestë kundër Ramës

Paralelisht me protestën që do të zhvillohet nesër para Parlamentit, do të ketë një protestë edhe nga diaspora shqiptare në SHBA.

Tubimi do të mbahet para konsullatës shqiptare në New York dhe ashtu si në Tiranë, kërkesat janë të njëjta: për votën e lirë dhe kundër qeverisë Rama.

Lajmi bëhet i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nesër 5 Pm – 7 Pm, para konsullatës së Narkoshtetit në New York, për votën e lirë të qytetarëve shqiptarë dhe kundër regjimit të Kakistokracisë. Nderim dhe mirënjohje diasporës dhe emigracionit shqiptar”, shkruan Berisha në Facebook.