Nesër 20 gradë: Bllokohen këto këto rrugë në Prishtinë, për të mos dalur jashtë

Parashikimet e motit për ditën e nesërme tregojnë se dita do të jetë plot diell me temperaturë deri në 20 gradë Celzius, andaj edhe Komuna e Prishtinës ka marrë këto vendime për të mos dalur jashtë.

Dalja në natyrë mund të jetë e nevojshme, por në këto ditë paraqet rrezik të panevojshëm.

Për të parandaluar frekuentimin e pakontrolluar, nesër dhe pasnesër Komuna ka kufizuar lëvizjen e automjeteve deri te udhëkryqi i Taukbahqes, përveç për banorët e lagjes.

“Kërkojmë falje për këtë kufizim, por është i domosdoshëm për të zbatuar masat mbrojtëse kundër COVID-19 dhe siguruar distancimin social”, thuhet në njoftimin e komunës.

Edhe autobusët e Trafikut Urban do të qarkullijnë vetëm deri te udhëkryqi i Taukbahqes.

Të qëndrojmë në shtëpi, duke reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!

Është e vetmja mënyrë që të e fitojmë këtë betejë!/