Ish-zëvendës presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre e ka paralajmëruar yllin brazilian para rikthimit eventual në “Camp Nou”

Ish-zëvendës presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre thotë se Neymari duhet t’i harrojë ndejat nëse rikthehet në Camp Nou.

Ylli brazilian ishte transferuar në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro në vitin 2017.

Mirëpo, ai dëshironte të rikthehej në Spanjë gjatë verës që shkoi, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, klubet nuk u morën vesh dhe ish-futbollisti i Santosit mbeti në Barcelonë.

Së fundmi, Neymar e ka festuar ditëlindjen duke e organizuar një ndejë në Brazil.

Mirëpo, Mestre insiston se, nëse përfaqësuesi brazilian rikthehet në Barcelonë, duhet t’i harrojë partyt në vendlindje dhe luksin e tepruar që e ka në Paris momentalisht.

Më gjasë, Neymar do t’i ribashkohet Barcelonës gjatë korrikut të këtij viti. /Gazeta Express/