Moti

Nëse keni plane për nesër, ky është moti që do të mbajë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër në vend.

Sipas IHMK-së, nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.