Nëse jeni duke përjetuar ankth, këto janë disa aktivitete që do t’iu ndihmojnë

Përderisa ekzistojnë shumë metoda për të menagjuar ankthin, një ndër to është edhe zgjedhja e disa aktiviteteve, që ju i shijoni dhe të cilat do të ndikonin në lehtësimin e simptomave të ankthit. Këta hobi përfshijnë aktivitete relaksuese.

Ankthi është një çrregullim kronik i shkaktuar nga sistemi simpatik nervor dhe mund të jetë si rezultat i stresit kronik. Disa nga simtpomat e ankthit shkaktohen si rezultat i luftimit të mekanizmave mbrojtës nga ky çrregullim. Rrahja e shpejtë e zemrës, tretje joefikase, vështirësi në fokusim, djersitje dhe marramendja janë vetëm disa nga simptomat e ankthit.

Gjithsesi krahas medikamenteve, që jane të njohura për efektet e dëmshme anësore, disa nga aktivitetet që këshillohen nga ekspertët, për të zbutur simptomat e ankthit janë:

1.Ecja në natyrë- Shumë hulumtime kanë treguar që ecja në natyrë mund të letësojë simtpomat e lidhura me çrregullime të depresionit.

2.Puna vullnetare- Të ndihmosh të tjerët të bënë të ndihesh mirë me veten. Aktivitete të tilla do t’iu ndihmojnë të vlerësoni veten më shumë dhe rrjedhimisht të reduktoni simptomat e ankthit dhe ndjenjavë të këqija për veten.

3.Organizoni gjërat në shtëpi- Organizmi i fotove,rrobave dhe gjërave të vjetra besoni ose jo do tiu ndihmojë të ndiheni më mirë.

4.Gatimi- Edhe pse mund të mos keni shumë aftësi në kuzhinë, gjithsesi ky aktivitet do t’iu ndihmojë në lehtësimin e stresit. Gatimi nuk d’iu lë të mendoni shumë së paku për disa orë.

5.Aktivitete fizike- Një nga mënyrat kryesore për të reduktuar ankthin dhe simptomat e tij është fokusi në diçka tjetër. Sipas shumë studimeve të bëra më herët, aktiviteti fizik qoftë fitnesi apo ecja ndihmon në rritjen e hormonit të lumturisë.