Nëse e njihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë, kërkohet për ‘vjedhje të rëndë’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i kërkuar është:

  • ISUF (Elez) ALLÇI  i lindur me 15.11.1998  në Has- Shqipëri.

I pandehuri është i kërkuar për vepra penale:

  • Disa raste për veprën penale “VJEDHJË E RENDË””, thuhet në njoftimin e PK-se

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa:[email protected]