‘Nëse bie Bjellorusia., radhën e ka Rusia’ sipas presidentit të dalldisur Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, deklaroi sot se në rast se bie regjimi i tij, radhën do ta ketë Rusia.

“E dini se çka është përfundimi i udhëheqësisë dhe qeverisë ruse? Nëse Bjellorusia bie, në radhë do të jetë Rusia” tha Lukashenko, raportoi agjencia e lajmeve Ria pas intervistës që ai i dha mediave ruse.

Lukashenko ka vlerësuar se pa të “i gjithë sistemi do të shembet, e pastaj e gjithë Bjellorusia”.

Që nga zgjedhjet e 9 gushtit kur Lukashenko u zgjodh për herë të gjashtë, po vazhdojnë protestat masive.

Ato zgjedhje janë vlerësuar si të manipuluara nga bashkësia ndërkombëtare dhe janë dënuar nga ta.