Nervozohet Isa Mustafa: Xhelatja Mimoza Kusari po tregon kanibalizëm politik, strucat po heshtin

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka reaguar pasi deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se Kryeministri Avdullah Hoti duhet të shkarkohet pas infektimit me koronavirus.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mustafa tha se duhet të respektohet i sëmuri.

Tutje, ai i ka quajtur “struca” ata që nuk po reagojnë ndaj deklaratave të Kusarit.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar
Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.
Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!
Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.
Turp! IM.