“Nervozohet” Haki Abazi: Kërcënim për sigurinë e vendit është vaksinimi i serbëve në Kosovë
Ish-zv/kryeministri dhe anëtari Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi ka reaguar në lidhje me vaksinimin e serbëve të Veriut të financuar nga Serbia.
Abazi krejt këto e ka quajtur kërcënim përbrenda territorit të Kosovës, ku sipas tij përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë.
“Vaksionimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përmbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcnim për sigurinë e vendit”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Haki Abazi ishte akuzuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi se kishte ndenjur në Kapoanik të Serbisë ne zyrtarët të BIA’s sa ishte zv/kryeministër i vendit.