Deputetit i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha është shfaqur i nervozuar në seancën e Kuvendit, pas debatit në lidhje me pagën e veteranëve.

Berisha ka kritikuar ashpër ministrin e Financave, Hekuran Murati duke e pyetur “kush je ti me na tregu ne, kush është i rrejshëm?”, përcjell Demokracia.com.

Këtu ka ndërhyrë njeri nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes i cili nuk është parë në kamerë, por edhe këtij të fundit, Berisha i ka reaguar ashpër.

“Rri mos me pengo, rri djali i mirë mos me pengo se e kam përnime, rri, trus”, ka thënë ai, përcjell Demokracia.com.

Deputetët e Kuvendit e Kosovës sot kanë pasur pika të tjera në rendin e ditës, por për shkak të protestës së veteranëve, ata kanë diskutuar kryesisht për këtë çështje.

Këta të fundit, kanë dalë në protestë pasi Qeveria Kurti nuk i ka përfshirë në ligjin për rritjen e pagës minimale.