Nepalezi ngjitet 14 herë brenda 6 muajsh, në lartësinë 8 mijë metra

Nirmal Purja ia del mbanë dhe con në fund një aventurë epike, atë të ngjitjes 14 herë të lartësisë 8000 m në 6 muaj e 6 ditë.

Alpinisti nepalez vendosi një rekord në realizimin e këtij projekti që ai vetë e pagëzoi ‘Project Possible’, pasi fillimisht u mendua që ai do ta conte në fund këtë mision për 7 muaj.

Kjo aventurë nisi në 23 prill me ngjitjen në Annapurna dhe u mbyll këtë të martë në Shisha Pangma, 8028 m. Me këtë arritje, Nirmal Purja theu rekordin e vendosur nga Reinhold Messner që u bë i pari alpinist që ngjitet në të gjitha majat prej 8000 m, por atiuj iu deshën 16 vjet, 3 muaj e 19 ditë për të realizuar këtë ndërmarrje.

Me këtë sukses alpinisti 36 vjecar nepalez mori një fitore edhe kundër kritikëve; thuajse të gjithë e konsideruan këtë projekt të tij si të pamundur, por Purja doli më i fortë nga cdo gjë edhe nga kushtet e vështira meteorologjike me të cilat u përballl në Dhaulagiri dhe K2.

Nirmal Purja mes 14 majave mbi 8000 m ngjiti padyshim edhe Everestin që ishte në pjesën e parë të këtij projekti. Gjatë këtij sezoni 885 persona ngjitën malin më të famshëm në botë, ndërkohë që 11 persona humbën jetën e tyre në këtë aventure tejmase të guximshme. Purja ka thyer edhe 7 rekorde të tjera dhe këtu përfshihet edhe ngjitja e 3 maleve më të lartë në botë Everest Lhotse dhe makalu në kohën më të shpejtë, 48 orë.