Nëntë sekonda lojë, gjyqtari ndëshkon me karton të kuq futbollistin në Ligue 1

Një situatë e jashtëzakonshme ka ndodhur në startin e takimit mes Nices dhe Angers në Ligue 1.

Gjyqtari kryesor i takimit, Dechepy ka ndëshkuar me karton të kuq futbollistin vendas, Todibo, vetëm pas nëntë sekondave lojë, shkruan Demokracia.com.

Todibo bëri ndërhyrje të palejuar në futbollistin kundërshtar që mund të dilte në situatë të mirë shënimi në start të përballjes.