Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit, investim 2 miliardë dollarësh

Është nënshkruar sot Memorandum i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.

Investimi prej 2 miliardë dollarësh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.

Në fjalën e tij në ceremoni kryeministri Edi Rama tha se ky është investimi më i madh turistik dhe në rajon, raporton Euronews.al.

Sipas Ramës, ky investim vjen si rrjedhojë e një sërë hapash.

“Do ishte e paimagjinueshme të kishim një investim të tillë në turizëm, në një vend që nisi të zhvillohej si vend me vizion turistik konkurrues kur ne morëm qeverinë”, tha Rama.