Nënshkruhet marrëveshja për vetëm një pikë kufitare Kosovë-Shqipëri

Sot në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, në Morinë, edhe zyrtarisht është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për vetëm një pikë kontrolli ndërmjet dy shteteve.

Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë dy ministrat e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa i Kosovës dhe Sandër Lleshaj i Shqipërisë.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /Ballkani.info/