Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e objektit të QKMF-së në Mamushë, kaq do të kushtojë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e QKMF-së në këtë komunë, shkruan ballkani.info

Ai ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Mamushës, Abdulhadi Krasnic, kanë nënshkruar memorandumin për “Ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”, me vlerë 738,922 euro.

Në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Turqisë, Çağrı Sakar, komandanti KFOR-it turk, Savaş Yanar, koordinatori i TIKA-s, Cihan Dinçer, Ministri MZHR, Enis Kervan, deputeti Fidan Jilta dhe kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka

Zemaj ka shtuar se pritet të rritet edhe personeli mjekësor. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: