KRU Prishtina

Nënshkruhet marrëveshja 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KRU Prishtina kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë.

Në njoftimin e ministrisë në Facebook thuhet Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në fjalën e tij hyrëse ka theksuar rëndësinë e këtij projekti.

“Në ceremoninë e nënshkrimit ishin prezent Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, Zëvendësministri i Ekonomisë Z. Getoar Mjeku, Koordinatori i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim në Kosovë, Z. Premtim Islami dhe Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Z. Arsim Fetahu”.

Ministri është shprehur se ku projekt kontribuon në zhvillimin e qytetit të Prishtinës, duke reduktuar kështu ndotjen.

“Në fjalën e tij hyrëse, Ministri Murati theksoi rëndësinë e këtij projekti duke thënë se “ky projekt kontribuon në zhvillimin e qytetit të Prishtinës, duke reduktuar ndotjen, ruajtur ekosistemet natyrore dhe mundësuar përshtatjen me ndryshimet klimatike, e gjitha kjo duke qenë në linjë me Strategjinë Nacionale për Menaxhimin e Ujërave të Zeza”.

“Kujtojmë se marrëveshja e nënshkruar sot për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Prishtinës me vlerë 13.2 milionë euro i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro, duke e bërë kështu vlerën totale të projektit 42 milionë euro”, thuhet në njoftim.

BONUS VIDEO: Blerim Isufaj i përgjigjet Albin Kurtit: S’është punë e jotja ngritja e aktakuzave