Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, Pacolli: Krenar që e bëj këtë investim për kombin tonë

Sot është nënshkruar kontrata e shumëpritur nga Behgjet Pacolli edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për ndërtimin e një tjetër porte të qiellit të Shqipërisë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, do të jetë një tjetër motor i ri i ekonomisë shqiptare përtej pandemisë.

Behgjet Pacolli tha se ndjehet i lumtur që e bëri një investim të tillë në trojet shqiptare.

“Kam nderin të jem pjesë direkte e kësaj vepre madhështore. Kjo kontratë sigurisht ka rëndësinë e vet për arsye se ndodh pas shumë kohe dhe një mori dëshirash që unë i pata që një investim i tillë të ndodh këtu, në trojet tona.

Është një rast jashtëzakonisht i mirë edhe për mua, edhe për kompaninë dhe partnerët e mi që bashkëveprojmë në këtë projekt. Jam krenar që këtë e bëj për kombin, për popullin tim”, tha ai.