Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të rrugë Doganaj-Hani i Elezit.

“Një javë pas lëshimit në qarkullim të autostradës “Arbën Xhaferi”, nënshkruam kontratën për mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të 20 kilometërshit, Doganaj – Hani i Elezit. Një rrugë me standarde botërore, kërkon edhe përkujdesje cilësore, në çdo stinë, në çdo kohë”, ka shkruar Lekaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se autostrada ‘Arbën Xhaferi’, është përuruar javën e kaluar. /Ballkani.info