Kryeministri Albin Kurti ka komentuar publikimin e listës me nënshkrimin e 15 deputetëve të LDK-së.

Ai ka bërë me dije se ato nënshkrime LDK-ja është dashur t’i sjell te ai ose të shefja e Grupit Parlamentar të VV-së.

Po të ndodhte kjo, ai ka thënë se do të diskutonte me kandidaten për presidente Hatixhe Hoxha që të tërhiqet dhe në vend të saj të kandidojë propozimi i LDK-së.

“Po ta kishim emrin e qartë të LDK-së për kë bëhet fjalë unë do ta takoja në këtë rast, Hatixhe Hoxhen, të tërhiqet. Se me 15 kjo nuk kandidohet. Feride Rushitin kundërkandidate”, ka thënë Kurti.