Natasha Tomaniq

Nënkryetarja e Zveçanit për djegien e lokalit: Nuk është askush pos Listës Serbe ose Brigadës Veriore

Nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq ka reaguar pasi që lokali i saj është djegur sot, ku ka theksuar se nuk mund ta frikësojë askush dhe se do “të bëj një ndërtesë edhe më të madhe” sesa lokali që iu dogj.

Tomaniq për RTV Dukagjinin ka thënë se grupet kriminale në veri të Kosovës nuk e kanë më sundimin që kishin dhe se punësimi i serbëve në institucionet kosovare po iu pengon.

Nuk mund të akuzoj askënd personalisht, por sipas meje nuk është askush pos Listës Serbe ose Brigadës Veriore. Sepse ata janë qartazi kundër punësimit të neve serbëve në institucionet e Kosovës.

Por, një gjë nuk mund ta kuptojë, si mundet që ne të punësohemi në institucionet e Kosovës, e vetë ata bëjnë kërkesë të kthehen nëpër institucionet kosovare. Mund ta potencoj se nuk frikësohem, është evidente që e kanë pas sundimin në këtë pjesë të Kosovës në këto vite dhe tash i ka dalë nga dora kjo situatë dhe këto janë qëllime që ta penojnë në punën tonë.” – ka thënë Tomaniq.

Disa serbëve nuk po u konvenon që serbët të punësohen në institucionet e Kosovës. Sa më përket mua, unë atyre nuk iu frikësohem, tash do të bëj një ndërtesë edhe më të madhe dhe do të sjell këtu njerëz nga jugu që ta dinë këtë.” – ka shtuar ajo.

Tomaniq ka treguar se si ka ndodhur djegia e lokalit të saj.

Kam dalë te lokali për të parë çfarë ka ndodhur. E potencoj që xhami nuk kanë qenë të thyer, ka qenë vetëm një pjesë nga ku kanë hedhur mjetin shpërthyer brenda, zjarri ka qenë në mes të lokalit. Pra nuk ka mundësi të ndodhë për ndonjë arsye tjetër, energjisë elektrike apo diçka tjetër. Pasi mjeti shpërthyer është futur nga jashtë dhe një pjesë e vogël e xhamit ka qenë e thyer.” – ka theksuar nënkryetarja e Zveçanit.