Edhe pse ikën tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të 6 tetorit, VV dhe LDK nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e qeverisë.
Ato po vazhdojnë ta lëjnë fajtore njëra-tjetrën për dështimin, ndërsa premtimi i tyre po vazhdon i njejtë, “do të vazhdojmë bisedat”.
Përkundër bllokadës që po ia shkaktojnë vendit, nënkryetarja e VV-së, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku, thotë se dhjetë vitet e ardhshme do të jenë nën udhëheqjen e qeverisë “Kurti”.
“Si me zgjedhje, si pa zgjedhje, dekada 2020-2030, dekadë e Qeverisë Kurti!”, ka shkruar ajo në Facebook./Ballkani.info/
Përmes këtij postimi, ajo sikur ia bën me dije veçanërisht LDK-së se edhe nëse vendi shkon në zgjedhje, VV prapë do të dale fituese./Ballkani.info/







