Nënkryetarja e VV-së: Presidenti të respektojë Kushtetutë, pas Pandemisë të shpërndajë Kuvendin

Ftesën e presidentit të vendit Hashim Thaçi ndaj liderit të partisë së saj, Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit në vend, me votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Kurtit, e ka komentuar Arbërie Nagavci,ka thënë se tani nuk është koha për takime.

“Tani nuk është koha e takimeve, është koha që maksimalisht të jemi të koncentruar në respektimin e vendimeve të qeverisë dhe ekspertëve. Presidenti i vendit e ka obligim që të respektoj Kushtetutën dhe nenin 82, që pas kësaj situate të shpërndaj Kuvendin.

Është e rëndësishme që qeveria të vazhdojnë detyrën”, tha Nagavci, e cila dorëzoj në emër të deputetëve te partisë së saj, në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të thirrjeve të Thaçit ndaj qytetarëve për moszbatim të urdhrave të qeverisë.