Nënkryetari i PDK-së në Mitrovicë: Agim Bahtiri nuk e përfaqëson VV-në, por vetëm fisin e tij

Nënkryetari i PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, ka akuzuar rëndë kryetarin e Komunës së Mitrovicës për dëmtim të imazhit të qytetit dhe abuzim me institucione.

Ndërsa akuzat e Bahtirit për qeverisjet parapraka, sipas Tahirit ai nuk ka mundur t’i faktojë pasi asnjë denoncim nuk ka bërë,

Ndryshe nënkryetari Tahiri përmes një postimi, ka shkruar se Bahtiri nuk përfaqëson as votuesin e VV-së.

Postimi i plotë:

Për : Agim Bahtirin

Cili është morali i këtij personi, me çfarë morali akuzon të tjerët për krim ku qe 8 vite në krye të komunës asnjërin qe ka qenë para tij nuk e ka denoncuar! Morali juaj z.Bahtiri ka dalur në sipërfaqe, sot secili qytetar i Mitrovicës e din se sa mashtrues i madh je, koha e propagandave tua ka perfunduar. 

Të rinjtë e Mitrovicës, intelektualët, kontribuesit e qytetit tonë dhe të gjithë ata që e duan Mitrovicën sot janë me Bedri Hamzën, për Mitrovicën.

Ndërsa ti dhe ekipa jote përveç humbjes, për secilen shkelje ligjore që e keni bërë tash e 8 vite, për dëmtimin e imazhit, për abuzimin e institucioneve, do te denoncoheni dhe do të ballafaqoheni para ligjit.

Mitrovica dhe institucioni i komunës është i qytetarëve dhe në shërbim të tyre e jo në shërbim të një fisi. Ti nuk përfaqëson me shume se aq, ti nuk e përfaqëson as votuesin e vetvendosjes.

Mitrovica çdo here ka fitu