Nënkryetari i Kamenicës pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë: KFOR-i tha se kanë pasur patrollime të përbashkëta me palën serbe!

Nënkryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka thënë se ka kontaktuar me KFOR-in pasi ka mrrë informatën se xhandarmëria serbe është futur në territorin e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Jakupi ka bërë të ditur se nga KFOR-i, konkretisht LMT-Rajoni Lindje, u informua se sot paskan pasur patrollime të përbashkëta KFORI amerikan, turk dhe pala serbe.

Ai ka thënë se nuk ka marrë ende përgjigje nga KFOR se përse është lejuar xhandarmëria serbe të futet në këtë pjesë të territorit të Kosovës.

Jakupi ka kërkuar takim urgjent me KFOR-in për të diskutuar dhe për të bërë thirrje që të mos përsëriten më këso ngjarjesh.

Ky është njoftimi i plotë:

Njoftim për opinionin

Pas marjes së informatës se Xhandarmëria serbe futet në teritorin e Republikës së Kosovës, menjëhere kam kontaktuar me KFOR, konkretisht me LMT-rajoni Lindje dhe nga ta u informova se sot me datë 07.08.2020 paskan pas patrollime të përbashkëta : KFOR-i
Amerikan, Turk dhe pala serbe.

Po pse është lejuar që xhandarmëria serbe të futet në këtë pjesë të teritorit të Kosovës ende nuk kam marrë përgjigje nga KFOR.

Nga kjo që u pa sot, kërkova takim urgjent me KFOR për të diskutuar dhe kërkuar që mos të përseriten më këso ngjarjesh.