“Nënë mos vdis”, burri vret gruan në sy të vajzës 10-vjeçare (VIDEO)

Vrasja e një gruaje nga ish-bashkëshorti përpara fëmijës së tyre ka tronditur Turqinë.

Emine Bulut u qëllua për vdekje me thikë në një kafene në 18 gusht në Kirikkale.

Në një video të postuar në mediat sociale nëna ulërinte dhe mbante qafën, ndërsa vajza e saj 10-vjeçare i lutej të mos vdiste.

Nëna e dërgoi vajzën në kafene për të takuar ish-bashkëshortin e saj Fedai Veran. Por ai e sulmoi me thikë.

Gjatë dëshmisë në gjykatë Varan tha: “Ajo po më fyente ndërsa fliste për kujdestarinë e fëmijës tonë, unë e godita me thikë.”

Më pas ai u fut në një taksi dhe iku nga vendi i ngjarjes. Bulut vdiq më vonë në spital.

BBC raporton se në pamjet nga momenti i sulmit, nëna të dëgjohet duke bërtitur “Nuk dua të vdes” ndërsa vajza e saj i lutet të jetojë.

Emri i Bulut dhe fjalët e saj janë përdorur në mediat sociale për nxitjen e një debati për të drejtat e grave në vend.

Kryebashkiaku i Stambollit shkroi në Twitter: “Ne e humbëm Emine Bulut për shkak të dhunës së burrave. Ne jemi në mbështetje të grave dhe fëmijëve në luftën kundër dhunës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.”

Në një mesazh ekipi i futbollit Besiktas tha: “Ne nuk heshtim kundër kësaj egërsie. Ne dëshirojmë që vrasjet e grave të marrin fund dhe autorët të dënohen.”

Gulsum Kav, përfaqësuesja e We Will Stop Femicide, tha për BBC: “Fakti që në klithmën e saj e fundit po kërkonte të mos vritej është simboli se sa pak, ne si gra duam që të vdesim. Në Turqi, kërkesa jonë, si gra, është që të mos vritemi. Kjo ishte klithma e fundit e Emine dhe fakti që fëmija i saj tha ‘Nënë mos vdis’.”

Sipas “We Will Stop Femicide” 245 gra janë vrarë në Turqi në shtatë muajt e parë të 2019-ës, ku 32 prej tyre u vranë vetëm në korrik.

loading…