Nëna sjell në jetë trinjakët, foshnja e tretë lind me “këmishë”

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se një person ka lindur “me këmishë” e ne shqiptarët e konsiderojmë këtë një shenjë fati për të sapoardhurin në jetë.

I tillë duket se është fati edhe i një prej trinjakëve që nënë nga Brazili ka sjellë një jetë, ku foshnja e tretë del nga barku, ende mbështjellë në qesen amniotike.

Një rast shumë i rrallë që fatmirësisht nuk rrezikon jetën e fëmijës i cili, duke pritur të lëshohet prej saj, merr oksigjen dhe lëndë ushqyese nga kordoni i kërthizës.

Në një rast të tillë, janë mjekët ata që ndërhyjnë dhe duhet të çajnë me kujdes këtë qese jashtë mitrës.

Sipas statistikave, foshnjat që lindin me qesen amniotike të paprekur janë të rralla, teksa kjo është një dukuri që ndodh një herë në 100,000 raste.

Lind trinjakë, një prej foshnjave i mbështjellë me qesen amniotike on Vidnews.

loading…