Nëna e Lukaku fanse e flaktë e Messit, jashtëzakonisht e lumtur që e takoi (VIDEO)

Vizita e fundit e Lionel Messit në Old Trafford ishte e mbushur me aksion, duke e përfshirë edhe një moment kur nëna e Romelu Lukaku, ishte në tunel pas ndeshjes, duke u fotografuar dhe duke e përqafuar yllin argjentinas.

Sytë e të gjithëve ishin te pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, ku në këtë ndeshje ai pësoi një dëmtim pas goditjes me bërryl nga Cris Smalling.

Ai përfundoi me hundë të gjakosur pas përplasjes.

Ndeshja u mbyll me rezultat 1-0 me autogolin e Luke Shaw, që e devijoi goditjen me kokë të Luis Suarez.

Pas mbylljes së ndeshjes për 32-vjeçarin kishte shumë interesim në korridoret e stadiumit.

Nëna e Romelu Lukaku, Adolphine, ishte absolutisht e emocionuar që e takoi lojtarin.

https://www.youtube.com/watch?v=G5sIxyLawjw

Ai shpesh golat e shënuar ia dedikon asaj, sikurse që ishte ai me Panamanë në Kampionatin Botëror me një mesazh prekës: “Të dua mami.”

Lukaku ka treguar se a pasur fëmijëri të vështirë, duke kujtuar se sa shumë ka vuajtur nëna e tij që t’i ushqejë fëmijët