Nën ndikim të alkoolit, sulmon babain

Dje në orën 22:50 në Mitrovicë, është arrestuar një person pasi që kishte sulmuar babain e tij, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje në këndellje për shkak se i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

loading…