Futbollisti i Shqipërisë

Nedim Bajrami shënon e asiston për Sassuolon

Nedim Bajrami është më meritori që Sassuolo po udhëheq 2:0 në udhëtim te Salernitana pas pjesës së parë.

Futbollisti i Shqipërisë shkëlqeu me gol e asistim në këtë pjesëlojë.

Fillimisht, asistoi për Armand Laurienten në minutën e 37-të e më pas shënoi vetë në minutën e 44-t.

Ishte goli i dytë dhe asistimi i dytë këtë sezon për 25-vjeçarin.