Kamerat

Në Zubin Potok nuk funksionon interneti, si pasojë nuk punojnë kamerat

Në Komunën e Zubin Potokut nuk është duke funksionuar interneti dhe si shkak i kësaj nuk funksionojnë kamerat.

Derisa në Komunën e Mitrovicës së Veriut, deri më tani janë pesë votues.

Tashmë janë hapur qendrat e votimit në Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.

Kujtojmë që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në listën e qytetarëve me të drejtë vote janë 46 mijë e 556 votues.