Ferizaj

Në zonën 50 km/h voziti 193 km/h, shoferit në Ferizaj i merret leja për 3 muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 19:05 në rrugën tranzitore Talinovc i Muhaxherëve – Bibaj në Ferizaj është ndaluar një shofer me inicialet V.R., 30-vjeçar për tejkalim të shpejtësisë.

Ai në zonën ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 193 km/h.

Ndaj të njëjtit Policia shqiptoi një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Policia ka apeluar te shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, sepse veprime të tilla rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve të komunikacionit.

VIDEO BONUS: Adresimi i plotë, i përkthyer në shqip, i Albin Kurtit në mbledhjen mbrëmshme të KS së OKB-së