Në Vrellë të Istogut sivjet festohet pa fishekzjarre, solidarizohen me dy viktimat Rugovaj e Demaj

Istogu dhe tërë Kosova është tronditur nga vrasja e policit, Izet Demaj, i cili u qëllua me plumb nga një plaçkitës gjatë kryerjes së detyrës.

Por, ky qytet e vogël u përballë edhe me humbje tragjike të tjera. Një muaj më parë, 23 vjeçarja Florijeta Rugovaj u godit për vdekje nga një veturë derisa po kalonte rrugën në Prishtinë.

Këto vdekje, kanë bërë që fshati Vrellë nga edhe vijnë viktimat këtë fundvit të solidarizohen me familjarët e tyre.

Në një njoftim, bëhet thirrje të ndërrimi i motmoteve nesër të mos festohet me fishekzjarrë e mjete piroteknike.

Ky është njoftimi:

“Të nderuar e të respektuar bashkëvendas të fshatit tonë Vrellë. Me shumë dhembje dhe pikëllim po e përmbyllim këtë vit. Përjetuam ngjarje të rënda këtë vit si fshat, ngjarje që na tronditën të gjithve.

Së pari rasti i vdekjes tragjike të motrës sonë Florijeta Rugovaj, tani edhe tragjedia tjeter ku humbëm Heroin tonë Izet Demaj. Të dyja këto raste na prekën thellë dhe bashkëndjejmë me familjet Rugovaj e Demaj, andaj lutja ime për të gjithë është që këto dy familje mos ti lëmë vetëm as në përmbyllje të vitit, të bashkëndjejmë me ta dhe të solidarizohemi me këto dy familje. Ju lutem që në naten e ndërrimit të motmoteve të mos festojmë më armë as me fishekzjarre, e as me mjete tjera piroteknike. E gjithë kjo në shenjë respekti dhe nderimi të jetës se tyre dhe familjeve të tyre. Nese nuk mundemi më shumë të pakten këtë na takon ta bëjmë si bashkëvendas”.