Në vitin 2017 mori mbi 15 mijë vota, Labinot Tahiri dështoi keq në zgjedhjet e 6 tetorit

Labinot Tahiri, këngëtari i mirënjohur i muzikës folklorike, ishte ndër deputetët më aktivë në Legjislaturën e VI të Kuvendit të Kosovës. Ai madje bëri premtime të hapura publike, si mbajtja e mjekrës dhe flokëve e heqja dorë nga udhëtimet jashtë vendit – por të cilat, nuk iu shpërblyen.

Tahiri në zgjedhjet e vitit 2017 i mori 15 mijë e 540 vota sa ishte pjesë e AKR-së brenda listës së LDK-së. Sidoqoftë, kjo parti politike e braktisi LDK-në pas zgjedhjeve dhe u bë bashkë me koalicionin PAN për të formuar Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Ai mori këto zgjedhje hiç më pak se 12 mijë vota

Në zgjedhjet e 6 tetorit ai i mori vetëm 3 mijë e 867 vota në total brenda një liste me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Kësisoj, Tahiri nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës për edhe një mandat tjetër. Nuk dihet nëse angazhimi në politikë do t’i kushtojë edhe në aspektin komercial në muzikë.

loading…