Në “vatrën” e Bularatit, aty ku u vra greku i dhunshëm – flasin banorët (VIDEO)

Pamje “live” u sollën në “Open” nga “vatra” e të shtënave në fshatin Bularat, ku mbeti i vrarë një ditë më parë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas pasi qëlloi me armë ndaj policisë.

Gazetarja Anila Hoxha foli me banorët mbi ngjarjen, të cilët fillimisht nuk pranojnë të flasin, ndërsa më pas shprehen se e njihnin viktimën.

Ata thonë se policia nuk duhet të kishte qëlluar. “Djali nuk ka goditur mbi policinë, por në ajër”, shprehet njëri.

Ndërsa një tjetër thotë se viktima ishte fanatik dhe nuk duronte dot praninë e policisë. Një tjetër banor thotë se policia ishte e orientuar për të vrarë 35-vjeçarin.

Ndërkohë flamuri grek vazhdon të valëvitet në Bularat…

https://www.youtube.com/watch?v=4bLyVSB2-dg