Në ushtri, polici e administratë korrupsioni kaplon Rusinë, 18 mijë raste ryshfeti brenda vitit

Në Rusi në vitin 2021, janë regjistruan më shumë se 18 mijë mijë krime në lidhje me ryshfet. Kjo është 27.8 për qind më shumë se një vit më parë, rezulton nga raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse për gjendjen e krimit në vend për periudhën janar-dhjetor 2021. Nga këto, mbi 5 mijë krime lidhen me faktet e marrjes së ryshfetit dhe 4 mijë e 500 me dhënie ryshfeti, më shumë se 2 mijë ndërmjetësim.

Ryshfeti i imët përbën më shumë se 7 mijë raste. Këto shifra flasin për administratën e korruptuar ruse, duke nisur nga ushtria e deri te shërbimet nëpër komuna.

Sipas “Novayagazeta”, këto shifra domimojnë ryshfetin kryesisht nga zyrtarët e lart rus që pasurohen duke kryer shërbime të kundërligjshme. Nga Policia mund të lirohesh nëse jep ryshfet, në burg mund të sigurosh një çeli më të mirë nëse ke më shumë rubla, në shërbimin ushtarak mund të marrësh pushim më shpesh nëse i jep ryshfet komandantit.

Me një fjalë, Federata Ruse, që Putini e lartëson në qiell galon nga ryshfeti dhe korrupsioni. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi për një rritje të numrit të krimeve nga zyrtarët e shtetit duke përfituar përmes ryshfetit. Në dhjetor , u raportua se shuma totale e ryshfeteve të zbuluara në vitin 2021 tejkaloi 1 miliard dollar. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm Igor Krasnov, për herë të parë “në vitet e fundit” vlera e pasurisë së të arrestuarve dhe të sekuestruara në çështjet penale tejkaloi vlerën e 1 miliard dollarëve.