Një automjet me vlerë rreth 150.000 euro është lokalizuar në Ulqin, për të cilin është nisur kërkimi ndërkombëtar, njofton Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.
Policia mësoi se automjeti në pronësi të një shtetasi slloven ndodhet në zonën e Plazhes sw Madhe, transmeton Ballkani.info.
“Kontrollet janë kryer nga Interpol Bratislava dhe është konfirmuar se automjeti është në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
Policia bën me dije se do të kryhen kontrollet e nevojshme dhe ekspertiza.
Automjeti i gjetur është BMW, me targa sllovene. /Ballkani.info/







